Politike

"Raporti bombë, OSBE/ODIHR i rrëzoi"/ Zgjedhjet e 11 majit, Boçi: E thotë troç se u dominuan nga partia-shtet, mazhoranca ilegjitime

Boçi e cilëson mazhorancën ilegjitime dhe se raporti tani e thot troç dhe rrëzoi zgjedhjet e 11 majit.

23 Tetor 2025, 14:53 Nga E. D
"Raporti bombë, OSBE/ODIHR i rrëzoi"/ Zgjedhjet e 11 majit,
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas raportit të ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit. Boçi e cilëson mazhorancën ilegjitime dhe se raporti tani e thot troç dhe rrëzoi zgjedhjet e 11 majit. Demokrati shtoi gjithashtu se punonjësit e administratës ishin nën presion dhe vota e frikës tejkaloi votën e lirë.

Reagimi i plotë i deputetit Luçiano Boçi:

“Raport BOMBË i OSBE-ODHIR! Raporti i dalë sot rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit: OSBE/ODIHR e thotë troç: zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet. Gara ishte me regjimin që përdori çdo burim financiar e administrativ përfshi kriminal, pa kufizim Shteti u përdor si zyrë elektorale dhe jo si institucion publik.

Punonjësit e administratës ishin nën presion dhe vota e frikës tejkaloi votën e lirë. Media totalisht e kapur dhe e kontrolluar e pluralizmi i mediatik i mbytur. Propaganda zëvendësoi informacionin. Patronazhistët janë bërë sistem e kjo është e papranueshme për standartet ndërkombëtare. Procesi nuk ishte as i qetë në ditën që regjimi e teatron “të qetë”, ditën e votimit. Përfundimisht këto nuk janë zgjedhje! Mazhoranca është ilegjitime!”./Dosja.al

luçiano boçi

Sondazh

Poll