Aktualitet

11 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët homazhe 26 viktimave: Krim shtetëror, sytë nga Strasburgu (VD)

15 Mars 2019, 12:07 Nga DOSJA
11 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët homazhe 26 viktimave:

TIRANË– 15 marsi i 2019-ës shënon plot 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta.

Sot, në këtë 11 vjetor përkujtimi për viktimat e Gërdecit, familjarët e tyre zhvilluar homazhe te Memoriali i viktimave, në periferi të fshatit Gërdec.

Me lot në sy, ata kërkojnë drejtësi, ndërkohë që asnjë politikan nuk është afruar me ta. 11 vite më vonë, politika e majtë dhe e djathtë nuk u kujtua, pavarësisht se në jo pak raste, kjo ngjarje shërbeu si “Kal Troje” për opozitën socialiste të Edi Ramës.

Një nga familjarët e viktimave, Zamira Durdaj, tha para mediave se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kryeprokurorja Arta Marku, ndërkohë që të tjerë thonë se ngjarja është krim shtetëror dhe jo krim teknologjik. “Sytë dhe shpresa jonë janë tek Strasburgu. Nuk heqim dorë nga e drejta, shpresojmë tek Strasburgu. Sot është një pllakat, se bëmë luftë të madhe të hiqnim fjalën aksident teknologjik, e hoqëm me vendimet tona. E konsiderojmë krim shtetëror, babëzi për para.”-shprehet një prej tyre. 

E ëma e Erisonit, Zamira, 11 vite pasi i biri 6-vjeçar humbi jetën thotë se nuk ka për t’u ndalur derisa të bëhet drejtësi:

Mbyllja e procesit ndaj ish-ministrit u pezullua. Të gjitha këto nuk janë hapur. Strasburgu nuk sjell përgjigje. Thonë e kemi me përparësi. E kemi çuar për gjykim të parregulltë. Ne si viktima s’jemi palë në procesin gjyqësor. Cilat autoritete? Për kë e ke fjalën? Nga politika? Nuk pres nga politika por nga drejtësia. Nuk kam marrë përgjigjie nga Arta Marku. Çova kërkesën time para prokurorisë së Tiranës se duhet ta hetojë ajo. E çova tek Krimet e Rënda ma pezulluan çështjen. Gjykata e Lartë është pezulluar. Po i ndoqa unë seancat e Vettingut, çfarë bëhet? Nuk kam shkuar në KPK. S’janë rikonstrukturuar tamam. Gërdeci i kaloi 11 vite, quhet çështje e mbyllur. Kjo drejtësi ka funksionuar, por s’është pjesë që ne ta marrim nga taksapaguesit shqiptarë këtë dëmshpërblim. Tani i bëj thirrje Avokatit që të hapë padi për këta persona.

Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili ngulmoi në faktin që fajtorët ende nuk janë vënë para drejtësisë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtesia e re dritan minxolli fatmir mediu mihal delijorgji reforma ne drejtesi tragjedia e gerdecit ylli pinari zamira durdaj drejtesia e re dritan minxolli fatmir mediu mihal delijorgji reforma ne drejtesi tragjedia e gerdecit ylli pinari zamira durdaj

Sondazh

Poll