Politike

"Bomba e ODIHR demaskon farsën e 11 majit"/ Këlliçi: Raporti është pasqyra e të gjithë asaj që ndodhi në zgjedhje

Demokrati gjithashtu thekson se përndjekja dhe burgosja e liderëve të opozitës për arsye politike mbetet çështja më flagrante, shkatërrimtare për demokracinë dhe liritë politike e individuale në vend.

23 Tetor 2025, 14:26 Nga E. D
"Bomba e ODIHR demaskon farsën e 11 majit"/ Këlliçi:
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një postimi në facebook, Këlliçi theksoi se raporti është pasqyra e të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur më 11 maj, ku sipas tij, i ka ngritur opozita. Demokrati gjithashtu thekson se përndjekja dhe burgosja e liderëve të opozitës për arsye politike mbetet çështja më flagrante, shkatërrimtare për demokracinë dhe liritë politike e individuale në vend.

"Bomba e OSBE-ODIHR demaskon përfundimisht farsën e 11 majit dhe rivlerëson qëndresën opozitare! Raporti final i OSBE-ODIHR konfirmon të gjitha konstatimet publike të Partisë Demokratike për 11 majin. Në raport theksohen përdorimi i gjërë i administratës publike duke e bërë të paqartë ndarjen midis shtetit dhe partisë, lidhjet e krimit të organizuar me politikën në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vorë. Manipulimi i rëndë i mjedisit mediatik, përdorimi i gjuhës fyese dhe diksriminuese me epitetet "çyryk" apo "autik". Blerja e votuesve në mënyrë të drejtpërdrejtë, përdorimi i makinerisë shtetërore për të falur gjoba, dhënia e bonuseve për pensionistët apo shtrimi i asfaltit elektoral.

Duhet të themi se të gjitha këto çështje janë shtruar nga opozita në mënyrë të qartë, të faktuar dhe të pakundërshtueshme me prova, foto e video autentike! Ky raport, ndër të tjera i jep vlerë dhe qëndresës së pakompromis të Partisë Demokratike kundër farsës zgjedhore të 11 majit, e cila në mënyrë kriminale tentoi të zëvendësonte vullnetin e shqiptarëve me manipulimin e frikshëm patronazhist nga partia-shtet.

Mbi të gjitha, përndjekja dhe burgosja e liderëve të opozitës për arsye politike mbetet çështja më flagrante, shkatërrimtare për demokracinë dhe liritë politike e individuale në vend. Ky raport është pasqyra e plotë e asaj që ndodhi më 11 maj dhe reagimi ndaj asaj farse ishte dhe mbetet detyrë e çdo individi apo faktori politik që vlerëson sadopak institucionin e zgjedhjeve të lira, klimën e demokracisë apo perspektivën europiane të një vendi si Shqipëria," tha Këlliçi./Dosja.al

belind këlliçi

Sondazh

Poll