Politike

"Ti ke trasenë e Leninit"/ Rama kapet me kryebashkiaken e Dimalit: Mos i tund kokën atij, nuk e ke sjell hartën

Gjatë fjalës së tij, Rama ka parë teksa Juliana Mema po bisedonte me Ilir Xhakollin, i ka tërhequr vëmendjen.  

23 Tetor 2025, 14:10 Nga I.A
"Ti ke trasenë e Leninit"/ Rama kapet me kryebashkiaken e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me kryebashkiakët për Paketën e Maleve është kapur dhe me kryebashkiaken e Dimalit. Gjatë fjalës së tij, Rama ka parë teksa Juliana Mema po bisedonte me Ilir Xhakollin, i ka tërhequr vëmendjen.  

"Edhe ti s’e ke sjellë, mos i tund kokën atij aty, mos fol me Xhakollin. Unë e di që ti ke trasenë e Leninit që të flasësh me 7 veta, por po them se kjo paketë u bë për ata që duan të investojnë te toka e tyre dhe s’i kanë dokumentet. Vijnë në bashki, shprehin interesin, e presin. Ndaj krijohet mundësia, jepet një kontratë me një çmim një euro, e mundëson kontrata këtë, ai e bën investimin derisa të fitojë edhe të drejtën e tokës në fund të mbarojë proces," i tha Rama-Memës./Dosja.al

edi rama juliana mema

Sondazh

Poll