23 Tetor 2025, 13:34
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita dhe mbështetësit e saj do të protestojnë për votën e lirë. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se qeveria teknike të cilën opozita e kërkon nuk mund të arrihet pa mbështetjen e qytetarëve dhe mbështetësve të saj.
Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati bëri thirrje për pjesëmarrje të demokratëve dhe qytetarëve të cilët duan të votojnë të lirë.
"Tani, vërejtja juaj është e drejtë. Në raport, kapitulli i diasporës është deficitar. Por ai kapitull, sado që është shumë i rëndësishëm, nuk zbeh vlerën e madhe të raportit dhe ne do ua dërgojmë këtë vërejtje që kemi ne, që të kenë një njohuri më të plotë. Dhe do e paraqesim kudo në Europë edhe pjesën e diasporës, ndonëse deklaron se 43 mijë raste nuk u regjistruan. Dhe ka edhe një rresht aty ku thotë se nuk u dërguan në adresa, etj. Por një analizë e plotë për diasporën i mungon raportit. Mirëpo mendoj se me këtë analizë që bëri dhe me faktin që i qëndroi të gjitha konstatimeve para votës së diasporës, është në meritën e madhe të tyre se ndërhyrjet kanë qenë shumë të turpshme nga Edi Rama dhe ministri. Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë. Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë.
Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet. Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim. Lidhur me reformën, njëherë shfrytëzoj rastin të deklaroj këtu dhe të siguroj të gjitha partitë opozitare se PD do bëjë përpjekjen më maksimale për përfshirjen maksimale të tyre në komision dhe ato do jenë një zë që do përfaqësohen. Nuk është e vërtetë... unë e pashë një titull dje që PD dhe PS e akaparuan edhe reformën. Unë ndjej keqardhje, por ata janë një linjë shumë e veçantë, por kjo nuk është e vërtetë për PD. PD në qoftë se do shkojë, do shkojë me aleatët e vet, me opozitarët dhe ne kemi besim se do gjejmë një gjuhë të përbashkët me të gjithë opozitën. Ne arritëm të gjejmë një kandidat të përbashkët për Tiranën, që ishte diçka shumë pozitive për mendimin tim, ne do arrijmë për hir të votës së lirë të kenë përfaqësimin dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Ne nuk do përdorim kundër aleatëve tanë qëndrim tjetër përveç konsensusit, mirëkuptimit dhe ujdisë. Le të shkruajnë çfarë të duan tituj, por e vërteta do jetë kjo," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha protesta zgjedhje
Politike
23 Tetor 2025, 13:26
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasje...
Politike
23 Tetor 2025, 13:24
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se kriteri më themelor i zgjedhjeve është barazia. ...
Politike
23 Tetor 2025, 13:19
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri për 'ujë të ftohtë' kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi. Ram...
Politike
23 Tetor 2025, 13:16
I.A
Florjan Binaj
TIRANË- Fushata e kandidatit të pavarur Florjan Binaj, po tërheq vëmendjen e qytetarëve të Tiranës. Binaj ...
Politike
23 Tetor 2025, 13:14
E. D
Edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për "Paketën e Maleve", kritikoi ashpër pothuajse të gjithë&n...
Politike
23 Tetor 2025, 13:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se shqiptarët duhet të ngrihen në protesta për...
Politike
23 Tetor 2025, 12:59
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar gjetet të cilat kanë dalë nga raporti i ODIHR mbi zg...
Politike
23 Tetor 2025, 12:53
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët, ka kërkuar përfundimin e procesit për ...
Politike
23 Tetor 2025, 12:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për 'Paketën e Maleve' kritikoi edhe kryebashkiakun e Kukësit. Gjatë fja...
Politike
23 Tetor 2025, 12:47
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se sipas tij, Kryeministri Rama dështoi në përpjekjet ...