Politike

"E nisëm kur ti ishe pa mjekër"/ Rama kritikon Benet Becin: Tani mjekra të është bërë sa mua, po hartën nuk e ke sjell

Rama tha se puna për këtë nismë është nisur prej kohësh, por ritmet nuk janë të kënaqshme dhe  ende mungojnë hartat e disa bashkive.

23 Tetor 2025, 12:53 Nga E. D
"E nisëm kur ti ishe pa mjekër"/ Rama kritikon Benet Becin:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët, ka kërkuar përfundimin e procesit për Paketën e Maleve. Rama tha se puna për këtë nismë është nisur prej kohësh, por ritmet nuk janë të kënaqshme dhe  ende mungojnë hartat e disa bashkive. Gjatë fjalës së tij Kryeministri u 'kap' edhe me Benet Becin, për mos dërgimin e hartës. 

"Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma. Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll