Aksidenti i rëndë në Koplik, makina përfundon në parcelë, humb jetën shoferi 26-vjeçar (Video+Foto)
15 Mars 2019, 11:12Nga DOSJA
Shkodër- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit Koplikut, pasi janë përplasur dy makina, një makinë tip “Volsvagen” dhe një “Benz” dhe njëra prej tyre ka përfunduar në parcelën anës rrugës.
Dosja.al mëson se në këtë aksident ka humbur jetën shoferi i mjetit tip “Benz”, 26-vjeçari Nikola Sokolja, nga Malësia e Madhe. Ndërsa i plagosuri ka ngelur 59-vjeçari Lek Malota, i cili tani është në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen”.
Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe. Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Foto aksidenti në Koplik:
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një postim në Twitter pasi sipas saj sot festohet përjetori i rivedosjes së marrëdhënieve diplomatike mes ven...
SHQIPERI- Ambasada e SHBA nuk ka harruar sot të kujtojë ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, pas 52 vjetësh ndërprerje. Në 15 mars të...
ITALI- Një shqiptar në Itali ka humbur jetën, pasi për më shumë se dy javë ai ishte në agoni pas një shpërthimi që që i ndodhi në banesë.Marko Xhuxhi, babai i t...
Mbrëmjen e djeshme, nga një atentat me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’ ngeli plagosur 26-vjeçari Enea Keqa. Dyshohet se breshëria e plumbave ka ardhur ...
SHKODER– Elton Radovani, këshilltari i Bashkisë së Shkodrës, i akuzuar për përfshirje në grupin e fajdexhinjve në Shkodër, ka qenë personazh mediatik, pikërisht...
TIRANË– Ambasadori i BE në Shqipëri, Z. Luigi Soreca ishte i pranishëm në Shqipëri një ditë më parë për rastine Diës së Verës. Soreca u uroi mirësear...
Tiranë- Mbrëmjen e djeshme, nga një atentat me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’ ngeli plagosur 26-vjeçari Enea Keqa. Dyshohet se breshëria e plumbave ka...
TIRANË- Ka dështuar për të disatën herë seanca në ngarkim të Emiliono Shullazit dhe të akuzuarve të tjerë të grupit të tij. Sot duhet të zhvillohej seanca ...
Tiranë- Një përplasje ka ndodhur dje në emisionin “Opinion të Blendi Fevziut, mes Alfred Pezës dhe Armand Shkullakut.Në një moment Shkullaku është shprehur ndaj...
Gazetari Ryan Chatterton ka bërë një shkrim në prestigjiozen “The Indipendent” pasi ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Teksa e krahason Tiranën me Toronton Ryan, i c...