Aktualitet

Shqipëri – SHBA 28 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve. Si u ndërprenë raportet për 52 vjet

15 Mars 2019, 11:26 Nga DOSJA
Shqipëri – SHBA 28 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve. Si

SHQIPERI- Ambasada e SHBA nuk ka harruar sot të kujtojë ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, pas 52 vjetësh ndërprerje.

Në 15 mars të vititi 1991, vetem 3 muaj pas shpalljes së pluralizmit politik, Shqipëria iu rikthye aleatit më të madh të të gjitha kohërave.

Në 1939, Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Zogut nga vendi.

Ambasadori amerikan në vitin 1939 në Tiranë, Hugh Grant, i ofroi strehim Zogut dhe familjes së tij, por u refuzua.

Ambasada u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939 dhe Grant u largua më 27 shtator të vitit 1939. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane përfunduan për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga Italia (1939-1943) dhe më pas nga Gjermania (1943-1944) gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aleatët në vitin 1942 e njohën luftën e shqiptarëve kundër fashizmit. Misionet aleatë Amerikan, Anglez e Rus mbritën në Shqipëri, si pjesë e koalicionit antifashist botëror. Misionet mbështetën sipas mundësuive luftën e shqiptarëve.

Anglezët kishin misionet më të shumta dhe dhanë kontribut më të madh në Shqipëri. Ndërsa nga amerikanët Thomas Stefan ishte shqiptaro-amerikani që përfaqësonte aleatët amerikanë. Dhjetë ushtarakë amerikanë humbën jetën në Shqipëri.

Amerikanët kërkuan pas çlirimit të vendit që të regjistronin varret e personelit amerikan.

Në dokumentet e periudhës 1944- 1946 janë komunikimet rreth kësaj çështjeje: “

Korrespondencë e Komandës së Përgjithëshme me misionin ushtarak amerikan, për lejimin e hyrjes në Shqipëri të dy ushtarakëve amerikanë, për të rregjistruar varret e 10 ushtarakëve amerikanë të rënë në Sheper të Zagorisë në Gjirokastër”; dhe “Kërkesë Komandës së Përgjithëshme dërguar misioneve ushtarake angleze, amerikane, italiane dhe franceze.. ”Shkresa që besojmë se paraqet interes është ajo që Kapiten Thomas Stefan, Shef i Misionit Ushtarak Amerikan i drejton Komandës së UNÇSH, në datën 25 Maj 1945, në të cilën shkruhet: “Gjeneral McNary, Nën Komandant i Ushtërisë Aliate të Mesdheut, dëshiron leje nga Authoritetet ushtarake Shqiptare të dërgoje në Shqipëri me automobil nga ana e Greqisë këta personel amerikan për të rregjistruar varret e personelit amerikan që ranë në fushën e nderit në tokën shqiptare: Toger Leo E. Tritschler, S/Sgt. Bertram Ëgorman, T/5 Donald Ë. McKensie, Sgt. Arthur Shelton, Pvt. Dean P. Harston, Pvt. Coy Breeden, Pfc. Abraham M. Kalina, Pfc. Leland H. Alley, Pfc. Frank Ëade, dhe Pvt. Asbury Ball.

Një përgjigje e shpejtë të kesaj kërkese do të çmohet fort.” (AQFA, Fondi i Shtabit të Përgjithshëm, dosja 299, Viti 1945). Çështja e të rënëve amerikanë ngeli pa u zgjidhur për ndërprerje brutalisht të marrëdhënieve në vitin 1946.

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe partneriteti me shqiptarët u ndërpre kështu për 45 vjet me radhë. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sistemi i kaluar e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si xhandarin e botës.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars, 1991. Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë ad interim dhe i pasuar nga Ambasadori i Sh.B.A. Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

Në ceremoninë historike në vitin 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha:

“Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti [Udrou] Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Sh.B.A. që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet Sh.B.A.-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, dhe Shqipëria është bërë një nga aleatet më të palëkundura të Amerikës, sidomos në luftën globale kundër terrorizmit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marredheniet shqiperi-shba renia e komunizmit marredheniet shqiperi-shba renia e komunizmit

Sondazh

Poll