Aktualitet

Vdes shqiptari në Itali, prej 15 ditësh ishte në agoni. Baba i 3 fëmijëve

15 Mars 2019, 11:06 Nga DOSJA
Vdes shqiptari në Itali, prej 15 ditësh ishte në agoni. Baba i 3

ITALI- Një shqiptar në Itali ka humbur jetën, pasi për më shumë se dy javë ai ishte në agoni pas një shpërthimi që që i ndodhi në banesë.

Marko Xhuxhi, babai i tre fëmijëve ka humbur betejën me plagët që kishte marrë pas ngjajres së rëndë që ndodhi në shtëpinë ku ai jetonte, shkruajnë mediat në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 shkurtit, kur ai ishte duke pushuar në banesë ndërkohë që ndodhi një shperthim shume i fortë, që sipas hetiemve rezulton se ishte për shkak të rrjedhjes së gazit.

Ngjarja ndodhi në Polvica, në provincën e Casertas në Itali. Xhurxhi ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë. Në momentin e ngjarjes, 45-vjeçari ndodhej i vetëm në shtëpi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baba i tre femijeve marko xhuxhi shperthimi ne banese shqiptari ne itali baba i tre femijeve marko xhuxhi shperthimi ne banese shqiptari ne itali

Sondazh

Poll