Aktualitet

Breshëri plumbash ndaj të riut në Tiranë, plagoset 26-vjeçari

15 Mars 2019, 10:18 Nga DOSJA
Breshëri plumbash ndaj të riut në Tiranë, plagoset

Mbrëmjen e djeshme, nga një atentat me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’ ngeli plagosur 26-vjeçari Enea Keqa. Dyshohet se breshëria e plumbave ka ardhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës.

Autorët në drejtim të 26-vjeçarit qëlluan tre herë me armë, dhe ky i fundit ngeli i plagosur vetëm me një plumb në këmbë. Mësohet se Keqa ndodhet në spital por është jashtë rrezikut për jetën.

Makina me të cilën autorët u larguan dyshohet se është fshehur në një nga garazhet në këtë zonë për të humbur gjurmët.  Deri më tani i plagosuri nuk ka dhënë emra në dëshminë që ka dhënë për Policinë.  Ndërkohë që pritet që të sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për t’u zbardhur plotësisht kjo ngjarje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat te komuna e parisit enea keqa plagosje ne tirane atentat te komuna e parisit enea keqa plagosje ne tirane

Sondazh

Poll