Aktualitet

Grupi i fajdexhinjve në Shkodër, këshilltari i LSI kaloi me PS 1 vit më parë

15 Mars 2019, 10:05 Nga DOSJA
Grupi i fajdexhinjve në Shkodër, këshilltari i LSI kaloi me PS 1

SHKODERElton Radovani, këshilltari i Bashkisë së Shkodrës, i akuzuar për përfshirje në grupin e fajdexhinjve në Shkodër, ka qenë personazh mediatik, pikërisht një vit më parë, kur vendosi të kalonte nga LSI tek PS.

Kronika e Top Channel, shpjegon qartë çfarë ndodhi me 4 këshilltarë bashkiakë të LSI, në 22 mars 2018.

Ata u larguan nga LSI, me një arsye që duket shumë e njohur sot, influenca ruse tek fronti opozitar.

Mesa duket halli nuk ka qenë tek influenca ruse, por tek influenca e politikës së brendshme, që gjithsesi nuk ua zgjidhi dot hallin këshilltarëve.

Elton Radovani, djali i ish – prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, është larguar tashmë nga Shqipëria, i detyruar edhe nga kërcënimet që merrte nga grupi i fajdexhinjve ku dyshohet se kishte borxhe.

Kështu, grupi i këshilltarëve të PS në Bashkinë e Shkodrës, ka humbur një anëtar, për arsye emigrimi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton radovani goditet grupi i gjobevenesave grupi i fajdexhinjve ne shkoder keshilltaret e lsi elton radovani goditet grupi i gjobevenesave grupi i fajdexhinjve ne shkoder keshilltaret e lsi

Sondazh

Poll