Aktualitet

Atentati ndaj 26-vjeçarit, kush është i riu që ngeli i plagosur te ‘Komuna e Parisit’ (VD)

15 Mars 2019, 06:28 Nga DOSJA
Atentati ndaj 26-vjeçarit, kush është i riu që ngeli i

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme, nga një atentat me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’ ngeli plagosur 26-vjeçari Enea Keqa. Dyshohet se breshëria e plumbave ka ardhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës. 

Autorët në drejtim të 26-vjeçarit qëlluan tre herë me armë, dhe ky i fundit ngeli i plagosur vetëm me një plumb në këmbë. Mësohet se Keqa ndodhet në spital por është jashtë rrezikut për jetën. 

Makina me të cilën autorët u larguan dyshohet se është fshehur në një nga garazhet në këtë zonë për të humbur gjurmët.  Deri më tani i plagosuri nuk ka dhënë emra në dëshminë që ka dhënë për Policinë.  Ndërkohë që pritet që të sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për t’u zbardhur plotësisht kjo ngjarje. 

[sgallery url=”https://dosja.al/bresheri-plumbash-ndaj-te-riut-ne-tirane-plagoset-26-vjecari/”]

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(J.V/F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 plumba në drejtim të 26-vjeçarit atentati te komuna e parisit enea keqa plagoset në këmbë 26-vjeçari 3 plumba në drejtim të 26-vjeçarit atentati te komuna e parisit enea keqa plagoset në këmbë 26-vjeçari

Sondazh

Poll