Aktualitet

Shtyhet seanca për Emiliano Shullazin, Gjykata gjobit avokaten mbrojtëse

15 Mars 2019, 09:36 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Emiliano Shullazin, Gjykata gjobit avokaten

TIRANË- Ka dështuar për të disatën herë seanca në ngarkim të Emiliono Shullazit dhe të akuzuarve të tjerë të grupit të tij. 

Sot duhet të zhvillohej seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të tij, por është shtyrë për shkak të shkak të mungesës së palës mbrojtëse. Për këtë shkak Gjykata vendosi të gjobisë me 100 mijë lekë avokaten e vendosur kryesisht, Eralda Brahimasi, dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera.

TË DËNUARIT

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

Konflikti mes Emiliano Shulalzit dhe Ylvi Beqajt pa nisur për shkak të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës. Ylvi Beqja, që pretendon se është pronar i këtij trualli ishte i bindur që e drejta ishte në anën e tij dhe se ishte përpjekur për vite të tëra ta gjente atë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë, por kishte dështuar dhe në këtë mënyrë i ishte drejtuar Emiliano Shullazit për një marrëveshje, që për Prokurorinë është cilësuar si gjobëvënie.

Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Prokuroria e akuzoi atë për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mes çështjeve nën hetim gjendet edhe rasti i ish-hotel Vollgës, ku Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të pronës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” është shtrënguar t’i japë 20% të pronës Shullazit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerim shullazi emiliano shullazi gilmando dani gjobitet avokatja grupi shullazi seanca ne apel shtyhet seanca ylvi beqaj blerim shullazi emiliano shullazi gilmando dani gjobitet avokatja grupi shullazi seanca ne apel shtyhet seanca ylvi beqaj

Sondazh

Poll