Aktualitet

Ministri i Jashtëm gjerman: Situata në Shqipëri e helmuar, s’jemi dakort me bojkotin e parlamentit

15 Mars 2019, 08:20 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm gjerman: Situata në Shqipëri e helmuar,

Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn për DW është shprehur se situata politike në vend është e helmuar dhe se dialogu është i vështirë. 

Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e  ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t’i komunikohen mirë publikut evropian. Folëm edhe për politikën e brendshme. Polarizimi ndërmjet opozitës dhe qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion. E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Ne kërkuam që këtu të ndërhyhet për zbutje. Por kam frikë se situata tashmë është shumë e helmuar. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve te opozites ministri i jashtëm gjerman michael roth djegia e mandateve te opozites ministri i jashtëm gjerman michael roth

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2019, 20:58

TIRANË- Shembja e banesave tek Petro Nini ka qenë tema e emisionit të Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit, ku është përplasur pronari i truallit Aleksandër Ga...