Aktualitet

Banesa te “Petro Nini”, Avokatja e Popullit: Po hetojmë për traumatizimin e fëmijëve

15 Mars 2019, 08:07 Nga DOSJA
Banesa te “Petro Nini”, Avokatja e Popullit: Po hetojmë

Tiranë-  Për çështjen e banesës te “Petro Nini”, ku 4 familje mund të ngelen në qiell të hapur ka folur së fundmi edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Ballanca u shpreh se po  hetojnë për traumatizimin që iu është bërë fëmijëve në ngjarjen e pak ditëve më parë.

“Përfshirja e fëmijëve në këtë konflikt e bën edhe më të rëndë ngjarjen. Ne kemi nisur një rast iniciativën tonë.   Në rastet kur vendimet gjyqësore duhet të ekzekutohen, aty ku të pranishëm mund të jenë edhe fëmijë, atëherë duhet të merret parasysh njoftimi i institucioneve respektive për të mos lejuar shkaktimin e traumave të rënda tek ata, jo vetëm të prekurit”, tha Avokatja e Popullit në emisionin “Open” .

Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka një padi nga banorët, por siç theksoi Ballanca, ai mund të nisë hetim nëse konsideron se ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Situata tek Petro Nini u kthye në ‘luftë’ mes banorëve dhe policisë pak ditë më parë, pasi ata nuk ishin dakort me vendimin e Përmbarimit që të lironin banesat e tyre.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet endira ballanca shembja e banesës te "petro nini" tramutizimi i fëmijëve endira ballanca shembja e banesës te "petro nini" tramutizimi i fëmijëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2019, 20:58

TIRANË- Shembja e banesave tek Petro Nini ka qenë tema e emisionit të Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit, ku është përplasur pronari i truallit Aleksandër Ga...