Aktualitet

Plagosi me armë gjahu pronarin e furrës së bukës, arrestohet i riu në Kavajë

15 Mars 2019, 07:16 Nga DOSJA
Plagosi me armë gjahu pronarin e furrës së bukës, arrestohet

KAVAJË-  Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur sot në një furrë buke në Kavajë. Sipas informacioneve nga Policia bëhet me dije se  një 26-vjeçar ka plagusr pronarin e furrës së bukës rreth orës 5 të mëngjesit.

“Për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor”, shton polica në një njoftim për mediat.

NJOFTIMI I PLOTË

Plagos me armë gjahu një shtetas, identifikohet, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga Policia e Kavajës.

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin: T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme gjahu arrestohet i riu konflikti i prones plagosje ne kavaje policia e kavajes pronari i furres arme gjahu arrestohet i riu konflikti i prones plagosje ne kavaje policia e kavajes pronari i furres

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2019, 20:58

TIRANË- Shembja e banesave tek Petro Nini ka qenë tema e emisionit të Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit, ku është përplasur pronari i truallit Aleksandër Ga...