Aktualitet

Breshëri plumbash ndaj të riut në Tiranë, plagoset 26-vjeçari, autorët arratisen (VD+FOTO)

14 Mars 2019, 21:22 Nga DOSJA
Breshëri plumbash ndaj të riut në Tiranë, plagoset

TIRANE- Atentat me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ku ka mbetur i plagosur një 26-vjeçari.

I riu me inicialet E.K., është transportuar për në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plumb në këmbë.

Mësohet policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ajo. Ndërkohë janë ngritur disa postblloqe për të kapur autorët e plagosjes.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat tek komuna e parisit enea keqi atentat tek komuna e parisit enea keqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2019, 20:58

TIRANË- Shembja e banesave tek Petro Nini ka qenë tema e emisionit të Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit, ku është përplasur pronari i truallit Aleksandër Ga...