Aktualitet

Shembja e banesës tek Petro Nini/ “Unë kërkoj shtëpi” flet fëmija që përloti gjithë Shqipërinë

14 Mars 2019, 21:40 Nga DOSJA
Shembja e banesës tek Petro Nini/ “Unë kërkoj

TIRANË- Në emisionin të “Paekspozuarit” në News 24 flet për herë të parë Ekluani, djali që protestoi pak ditë më parë tek “Petro Nini” bashkë me familjarët e tij në mbrojtje të pronës që Përmbarimi donte t’ua konfiskonte.

Pamjet e tij duke qarë mbi makinën e policisë, ndërsa një polic e tërhiqte bënë xhiron e mediave dhe përlotën shqiptarët. Sot ai është më i qetë, por thotë se ka frikë se mbetet pa një shtëpi.

Pse u shtrive sipër makinës së policisë gjatë protestës?

Ekluani: Nuk doja të ma çonin dajën në komisariat

Çfarë të tha polici?

Ekluani: Nuk biseduam

Ke frikë se ngelesh pa shtëpi?

Ekluani: Po, ajo që unë kërkoj është një shtëpi.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë ndodhi më 11 Mars, ku për 5 orë ka pasur tensione mes Policisë, Përmbarimit dhe banorëve. Familjarët refuzuan që ta linin ndërtesën banesën, ndërsa pronari fitues nga gjykata, Aleksandër Gavoci thotë se është në të drejtën e tij për pronën. Lidhur me rastin kanë reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili shprehej se nuk kishte fuqi përballë vendimit të gjykatës, (Lexo këtu) Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili kritikoi policinë për sjelljen dhe reagimin e saj, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili tha se nuk ka asnjë përfshirje me rastin por se është i gatshëm që të ofrojë mbështetje me banesa sociale pavarësisht vendimit të gjykatës. (Lexo këtu)

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djali mbi makine familja dervishi familja llapaj petro nini shembja e banesave tek petro nini shembja e baneses ne tirane djali mbi makine familja dervishi familja llapaj petro nini shembja e banesave tek petro nini shembja e baneses ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2019, 20:58

TIRANË- Shembja e banesave tek Petro Nini ka qenë tema e emisionit të Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit, ku është përplasur pronari i truallit Aleksandër Ga...