Aktualitet

14 Mars 2019, 20:58 Nga DOSJA

TIRANË- Shembja e banesave tek Petro Nini ka qenë tema e emisionit të Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit, ku është përplasur pronari i truallit Aleksandër Gavoçi dhe avokati i familjeve, Dervishi dhe Llapaj, që banojnë aty.

Pronari i tokës ku është ndërtuar shtëpia ka premtuar zgjidhje për familjen dhe siç tha ai, familjet duhe t’i kërkojnë falje dhe ai nuk do i lë në rrugë fëmijët që banojnë aty.

PJESË NGA DEBATI

Gavoci: Pa sqaruar këtë pejsën e parë, të 39-ës të 44-ës të 49-ës që na internuan, unë nuk flas. Ju më thoni që të bëjmë marrëveshje kur më kanë vjedhur pronat.

Avokati: Ne i pranojmë të gjitha

Gavoçi: Avokat ti je i ftohtë.

Avokati: Po pra prandaj po të them.

Gavoçi: Avokat kur ata kanë qenë në shtëpi njerëzit e mi kanë qenë burgjeve.

Avokati: Në 93 kemi bërë një kontratë privatizmi me marrëveshje.

Rakipi: Pranoni një marrëveshje ju duke hequr të gjitha ca janë thënë. Ju keni çuar dhe shtetin në gjyq në Strasburg?

Gavoçi: Ta jap llafin, kur të plotësohen ato që të thashë unë.

Rakipi: Këta do i plotësojnë.

Gavoçi: Unë ata fëmijë nuk i lë në rrugë, unë të jap llafin në emision televizin, unë them po nuk i lë jashtë ata fëmijë që janë në atë shtëpi. Ndërsa ai zotëria që është aty e ka një shtëpi tjetër në Qesarak dhe avokati im t’ia plasë në sy atij zotërisë.

Avokati: Ti kërkon falje për të gjitha që janë thënë për ty. Ne këtë e bëjmë që nesër, këta e bëjnë këtë gjë.

Rakipi: Dikush më thotë “po ti ça emsioni po bën pajtim gjaqesh online”.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë ndodhi më 11 Mars, ku për 5 orë ka pasur tensione mes Policisë, Përmbarimit dhe banorëve. Familjarët refuzuan që ta linin ndërtesën banesën, ndërsa pronari fitues nga gjykata, Aleksandër Gavoci thotë se është në të drejtën e tij për pronën. Lidhur me rastin kanë reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili shprehej se nuk kishte fuqi përballë vendimit të gjykatës, (Lexo këtu) Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili kritikoi policinë për sjelljen dhe reagimin e saj, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili tha se nuk ka asnjë përfshirje me rastin por se është i gatshëm që të ofrojë mbështetje me banesa sociale pavarësisht vendimit të gjykatës. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja llapaj dhe dervishi pronari aleksander gavoçi shembja e banesave ne tirane shembja e banesave tek petro nini familja llapaj dhe dervishi pronari aleksander gavoçi shembja e banesave ne tirane shembja e banesave tek petro nini

Sondazh

Poll