Aktualitet

Gjobaxhinjtë në Shkodër/ Shoqërohet në Polici ish-Prefekti, si ishte futur në skemën e fajdeve

14 Mars 2019, 17:01 Nga DOSJA
Gjobaxhinjtë në Shkodër/ Shoqërohet në Polici

SHKODËR- Të tjera detaje janë zbuluar për grupin e gjobaxhinjve në Shkodër. Dosja.al mëson se sot është shoqëruar në Polici dhe ish-Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.

Më tej të njëjtat burime bëjnë me dije se Radovani ka denoncuar në Polici, pasi dy djemtë pasi sipas tij ata i kishin marrë lekë për fajde.

Paulin Radovani ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë. Dy djemtë e tij, një prej të cilëve anëtar në këshillin aktual të bashkisë Shkodër Elton Radovani kishte marrë hua shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër të cilët ia lëshonin me një përqindje që varion nga 3-20% siç bën të ditur Prokuroria e Shkodrës.

Sot një operacion i Policisë së Shkodrës, RENEA, FNSH dhe Shqiponja është finalizuar me arrestimin e 12 personave, shpalljen në kërkim të disa të tjerëve dhe pezullimin nga detyra të 3 zyrtarëve në Shkodër.

Pas disa muajve hetim, prokuroria e Shkodrës akuzon 22 persona si të përfshirë në një skemë gjobëveënie dhe dhëniesh para me fajde në shuma të mëdha financiare. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton radovani fajdet ne shkoder gjobaxhinjte ne shkoder paulin radovani skema e fjadeve elton radovani fajdet ne shkoder gjobaxhinjte ne shkoder paulin radovani skema e fjadeve

Sondazh

Poll