Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Paralajmëron shkrimtarja Flutura Açka: Nëse guxoni do të lidhemi me zinxhirë

14 Mars 2019, 16:08 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Paralajmëron shkrimtarja Flutura

TIRANË- Shkrimtarja e Flutura Açka, ka paralajmëruar se nëse do të jetë e nevojshme do të lidhen me zinxhirë për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë në takimin e organizuar nga kryedemokrati Lulzim Basha me ish-deputetë, aleatë të PD-së dhe intelektualë të përfshirë në Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit. (Lexo këtu)

Ajo është shprehur: “Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”.

Gjatë këtij takimi Lulzim Basha u ka kërkuar pjesëmarrësve në takim që të shprehin lirshëm mendimin e tyre kritik lidhur veprimet e opozitës.

Po ashtu në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish-deputeti i PS-së, Limoz Dizdari i cili foli hapur dhe nuk harroi të kritikonte PD për modelin e qeverisjes që i ofroi shqiptarëve. (Lexo këtu) Ndërkohë që takimi mes Bashës dhe artistëve ka “siguruar” edhe një hapsirë tek VOA (Zëri i Amerikës), e cila e ka transmetuar live.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flutura acka lulzim basha paralajmërimi i flutura açkës shembja e teatrit kombëtar takimi i bashes me artistet flutura acka lulzim basha paralajmërimi i flutura açkës shembja e teatrit kombëtar takimi i bashes me artistet

Sondazh

Poll