Aktualitet

Nëndetësja turke ankorohet në Portin e Durrësit, ja sa ditë do qëndrojë (Foto)

14 Mars 2019, 16:00 Nga DOSJA
Nëndetësja turke ankorohet në Portin e Durrësit, ja sa

DURRËS- Nëndetësja turke “TCG Preveze” është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Pas ankorimit,  ekuipazhi i nëndetëses turke “TCG Preveze” u prit nga drejtues të Flotiljes sonë Detare, të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës dhe Policisë Ushtarake.

Nëndetësja do të qëndrojë në Durrës deri më 18 mars, ndërsa do të vizitohet në ditët në vazhdim nga përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri dhe zyrtarë shqiptarë. Po ashtu do të vizitohet gjatë ditës së nesërme edhe nga përfaqësues të institucioneve lokale në qytetin e Durrësit.

Nëndetësja turke TCG GÜR S-357 ka ardhur në Portin e Durrësit në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë, ndërsa me vizitën e saj synohet që të thellohet edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake mes dy vendeve.

Në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve shqiptaro-turke, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke, ku e fundit ishte në nëntor të vit të kaluar në portin e Durrësit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ankorohet nendetesja turke durres porti i durresit ankorohet nendetesja turke durres porti i durresit

Sondazh

Poll