Aktualitet

Ballokume dhe ‘sheqer’/ Rama në Elbasan, Balluku dhe prefekti sytë ‘zemra’ përballë njëri-tjetrit

14 Mars 2019, 15:56 Nga DOSJA
Ballokume dhe ‘sheqer’/ Rama në Elbasan, Balluku dhe prefekti

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama vendosi që të kalojë ditën e Verës në Elbasan, aty ku sot u festua Dita e Verës në dallim nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. (Lexo këtu).

Rama njoftoi hapjen e njërit krah të autostradës Tiranë-Durrës, batutat për Lalën, Lulin dhe Lalin, dhe më pas inspektoi hapjen e rrugës.

Kryeministri shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe prefekti më i ri i Elbasanit, Glentjan Llatja.

Në njërën nga fotot shihet një vështrim i përzemërt mes ministres Balluku dhe Llatjas, që për rreth 2 vite shërbeu në Ministrinë e Energjisë gjatë epokës “Gjiknuri”.

Me ardhjen e Ballukut, ai u largua dhe PS e emëroi në Elbasan, ku shihet si një kandidat favorit edhe për këtë Bashki.

Ndërkohë që edhe kryeministri Edi Rama, është filmuar teksa del nga selia e PS në Elbasan i veshur me shallvare.

Për më shumë ndiqni pamjet. 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autostrada tirane-durres belinda balluku edi rama gledjan llatja autostrada tirane-durres belinda balluku edi rama gledjan llatja

Sondazh

Poll