Aktualitet

“Shi me gjyma për Ditë Vere”, memet në rrjet: O Zot hidhe një dorë shi të justifikohem

14 Mars 2019, 15:10 Nga DOSJA

Tiranë- Shtyrja e festimeve për Ditën e Verës nga kryebashkiakut Erion Veliaj, me pretendimin se më 14 mars mund të bjerë “shi me gjyma”, dhe dështimi në këtë parashikim, ka bërë që rrjeti të mos i kursejë memet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Të shumëta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale ndërsa kemi zgjedhur vetëm disa prej tyre.

Mes këtyre memeve të zgjedhura është edhe ai, ku Veliaj është modifikuar si vajzat e parashikimit të motit teksa paralajmëron për ‘shi me gjyma”.

Ndërsa një tjetër po aq interesantë është ajo sipas të cilës Veliaj lutet për pak shi që të paktën të justifikoje vendimin e marrë.

Për më shumë shihni memet e mëposhtme:

 

Kujtojmë se kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi ditën e dielë se kishte marrë një sinjal që më datë 14 mars do të binte shi dhe për këtë arsye hapi një sondazh në Twitter ku u kërkoi qytetarëve të votonin pro ose kundër shtyrjes së festimeve për Ditën e Verës më datë 17 mars. Bazuar në këtë sondazh, Veliaj ditën e hënë deklaroi shtyrjen e festimeve. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet meme për veliaj o zot hidhe një dorë shi shi me gjyma në tiranë meme për veliaj o zot hidhe një dorë shi shi me gjyma në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2019, 10:45

QSUT nën hetim për stokun e ilaçeve të skaduara

TIRANE– Praktikat e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, QSUT, gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan një...