Aktualitet

‘Kriza’/ Imzot Angelo Massafra mesazh politikanëve: Lusim zotin që të ndryshoni mendje

14 Mars 2019, 14:18 Nga DOSJA
‘Kriza’/ Imzot Angelo Massafra mesazh politikanëve: Lusim zotin

SHKODËR- Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra sërish i ka dërguar mesazhe politikës që  të  gjejnë  një  zgjidhje për situatën, në  të  cilën ndodhet vendi ynë.

Problemet janë  të  më dha dhe ne lusim Zotin, që  ata, të cilët kanë  në  dorë  çështjet e rëndësishme, të  ndryshojnë  mendjen e tyre”, u shpreh Arqipeshkvi Massafra.

Më lejoni  ta aktualizoj.  Kemi shumë nevoje në këtë kohë që të përjetojmë gëzimin, e të galdojmë, sepse problemet janë të mëdha. Edhe lusim Zotin që t’u ndryshoj mendjen atyre që kanë cështjet në dorë të shoqërisë civile dhe politike në Shqipëri, duke u ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët të arrijnë në një konsensus për të kapërcyer problemet që kemi sot.  Sepse përndryshe, edhe kjo nxitje do jetë e kotë. Të gjithë të angazhohemi që në çdo zemer të mbretërojë gëzimi dhe galdimi.

Imzot Angelo Massafra

Këto komente rreth situatës politike, Imzot Massafra, i bëri gjatë  takimit të  organizuar nga Arqipeshkvi Shkodër-Pult mbi katekezat krezhmore me besimtarët, ku ishte i pranishëm edhe Nunci Apostolik i Selisë  së  Shenjtë  në  Tiranë,  imzot Charles Broëno, Ipeshkvi I Tivarit në  Mal të  Zi imzot Rrok Gjonlleshaj,  Loreta Aliko Kryetare e Komitetit Shtetrorë  të  Kulteve, si dhe qytetarë  të  Shkodrës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet imzot angelo massafra shkoder situata poltike imzot angelo massafra shkoder situata poltike

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2019, 10:45

QSUT nën hetim për stokun e ilaçeve të skaduara

TIRANE– Praktikat e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, QSUT, gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan një...