Aktualitet

Vrasja në Ish-bllok/ Pas lirimit nga gjykata, Ervin Mata kërkesë në prokurori: Dua të dëshmoj!

14 Mars 2019, 12:51 Nga DOSJA
Vrasja në Ish-bllok/ Pas lirimit nga gjykata, Ervin Mata kërkesë

TIRANË- Pas lirimit nga gjykata dy ditë pasi u vetëdorëzua në Polici, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata i ka drejtuar një kërkesë prokurorisë ku i kërkon që të dëshmojë për ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku në lokal Monopol në Ish-bllok, ndodhi një përplasje me armë.

“Dua të dëshmoj. S’kam patur armë, dhe s’kam lidhje me atë që ndodhi”,-mësohet se thuhet në kërkesën e Matës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prokuroria e ka marrë parasysh kërkesën e Matës dhe pritet që t’a marrë në pyetje javën e ardhshme. 32-vjeçari Ervin Mata akzuohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ish- i fejuari i këngëtares shqiptare Elvana Gjata, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia prej 5 muajsh, po hetohet për për përfshirjen në vrasjen në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ervin Mata u dorëzua në Polici më 2 mars dhe u lirua më 4 mars. 

Ngjarja e 4 tetorit 2018

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën,

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvana gjata ervin mata vrasja ne ish-bllok elvana gjata ervin mata vrasja ne ish-bllok

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2019, 10:45

QSUT nën hetim për stokun e ilaçeve të skaduara

TIRANE– Praktikat e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, QSUT, gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan një...