Aktualitet

Plazhi i Manastirit nën tra për banorët/ Denoncimi: Pas kësaj bllokade qëndron Gjiknuri dhe Idajet Ismailaj mbi ligjin

Sipas një denoncimi në JOQ nga një banor i zonës, plazhi Manastirit është bllokuar për banorët e thjesht dhe nuk lejohet asnjë person të bëj plazh aty, ndërkohe që vite më parë ka qenë një plazh publik dhe i aksesushëm nga të gjithë.

30 Korrik 2025, 16:58 Nga E. D
Plazhi i Manastirit nën tra për banorët/ Denoncimi: Pas
fotot ilustruese

SARANDË- Kryeministri Edi Rama disa javë më parë dha një ultimatum për lirimin e hapësirave publike, por duket se urdhri i tij nuk përfshinë plazhin e Manastirit në Sarandë. Edhe pse në shumë vende të tjera vijoi aksioni për lirimin e hapësirave publike, në plazhin e Manastirit nuk ka ndodhur asnjë ndryshim, por është i bllokuar plotësisht me barriera dhe tra, duke mos lejuar asnjë qytetar të zakonshëm të hyjë.

Sipas një denoncimi në JOQ nga një banor i zonës, plazhi Manastirit është bllokuar për banorët e thjesht dhe nuk lejohet asnjë person të bëj plazh aty, ndërkohe që vite më parë ka qenë një plazh publik dhe i aksesushëm nga të gjithë. Qytetari shprehet në denoncimin e tij se pas kësaj bllokade qëndron Damian Gjiknuri dhe kompania e ndërtimit Albstar  e drejtuar nga Idajet Ismailaj.

“Plazhi Manastirit Sarande e bllokuar per banoret e thjesht. Nderkohe ne kulmin e fushates se Rames per hapsiren publike, ky plazh eshte bllokuar ne menyre flagrante dhe nuk lejon asnje person te bej plazh aty, nderkohe qe vite me pare ka qene nje plazh publik dhe i aksesushem nga te gjithë. Bashkia e Sarandes, Policia e Sarandes dhe Muçi i Sarandes merren me shites ambulant. Eshte 100% foto s’ka asnje plazhist nuk lejojne e kane bllokuar me tra lart. E kane bpllukuar ata vete, firma e ndërtimit. E ka bere ky Damian Gjiknuri kete dhe Albstari qe ka bere stadiumin ne Tirane”, shkruan qytetari.

edi rama plazhi i sarandes

Sondazh

Poll