Aktualitet

Aksident në rrugën Cakran-Gorishovë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me një mur, plagosen dy persona (FOTO)

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë dërguar në spital ku kanë  marrë ndihmë mjekësore.

30 Korrik 2025, 15:38 Nga N.F
Aksident në rrugën Cakran-Gorishovë/ Makina humb kontrollin dhe
Aksidenti

GORISHOVË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Cakran-Gorishovë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Vreshtas. Sipas raportimeve një makinë pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një mur rrethues.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë dërguar në spital ku kanë  marrë ndihmë mjekësore. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes mjeti ka marrë dëmtimë të shumta përshkak të përplasjes së fortë. Ende nuk dihen shkaqet se përse mjeti ka humbur kontrollin ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident në rrugën cakran-gorishovë

Sondazh

Poll