Aktualitet

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në qarkun e Dibrës, era e fortë favorizon flakët

Bëhet me dije se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen nga era e fortë dhe mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet. Si pasojë vatrat e zjarrit po marrin përmasa të mëdha. 

30 Korrik 2025, 15:28 Nga E. D
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në qarkun e Dibrës, era e fortë
pamje nga zjarri

BULQIZË- Disa vatra zjarri janë rindezur sërish ditën e sotme në Qarkun e Dibrës, konkretisht në Bulqizë. Bëhet me dije se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen nga era e fortë dhe mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet. Si pasojë vatrat e zjarrit po marrin përmasa të mëdha.

Gjithashtu mësohet se nga zona e Shkopetit deri në Dibër janë djegur rreth 1,200 hektarë pyje dhe dushqe. Po ashtu Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente. 

zjarr ne bulqize

Sondazh

Poll