Aktualitet

Mori 10 000 euro me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari në Tiranë

I arrestuari është identifikuar si Elton Dumani.

30 Korrik 2025, 13:54 Nga N.F
Mori 10 000 euro me anë të mashtrimit, vihet në pranga
Foto

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në praga një 33-vjeçar. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi 33-vjeçari ka përfituar 10 mijë euro përmes mashtrimit. 

I arrestuari është identifikuar si Elton Dumani. Dumani mësohet se nga mashtruar një person me inicialet G.D me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”. I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

mashtrim elton dumani

Sondazh

Poll