Aktualitet

Aksident në autostradën Lushnje-Fier/ "Benzi" përplaset me një motor, plagosen rëndë dy persona

Përplasja mes “Benzit” dhe motorit triçikël ka ndodhur pranë fshatit Gorre.

30 Korrik 2025, 13:22 Nga N.F
Aksident në autostradën Lushnje-Fier/ "Benzi" përplaset
Foto

LUSHNJE- Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë një makonë dhe një motor. Përplasja mes “Benzit” dhe motorit triçikël ka ndodhur pranë fshatit Gorre.

Nga përplasja janë plagosur dy persona. Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve të para të plagosurit janë në gjende të rëndë.Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga një manovër e gabuar gjatë një parakalimi.

aksident në autostradën lushnje-fier

Sondazh

Poll