Aktualitet

Dhunoi të bijën 19-vjeçare, prangoset nëna në Divjakë

Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo ka ushtruar dhunë ndaj një 19-vjeçareje.

30 Korrik 2025, 13:18 Nga N.F
Dhunoi të bijën 19-vjeçare, prangoset nëna në
Foto ilustruese

DIVJAKË- Një 38-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Divjakë. Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo ka ushtruar dhunë ndaj një 19-vjeçareje. 19-vjeçarja mësohet se është vajza e të arrestuares. Nëna e cila ka dhunuar të bijën është identifikuar me inicialet M.K. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 19 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

dhune ne familje

Sondazh

Poll