Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, trafikndarësja shkatërron makinën, shoferja shpëton mrekullisht (FOTO)

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë dhe trafikndarja ka shkatërruar pjesën e përparme të mjetit duke u futur deri te sediljet.

30 Korrik 2025, 11:11 Nga N.F
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë,
Aksidenti

TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Një mjet tip "Volkswagen Golf 6" është përplasur me një  trafikndarëse. Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë dhe trafikndarja ka shkatërruar pjesën e përparme të mjetit duke u futur deri te sediljet.

Ngjarja fatmirësisht nuk ka sjellë pasojë në njerëz, vetëm dëme materiale. Shoferja ka dalë pa lëndime edhe pse pamjet tregojnë një skenë e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi. Sipas  “JOQ Albania” trafikndarja është lënë në gjysmë nga kompania ndërtuese. Kjo rrezikon  jetën e qytetarëve dhe aksidenti i fundit është një dëshmi sesi një pakujdesi e kompanisë mund të marrë jetën e udhëtarëve.

 

aksident ne autostraden durres-tirane

Sondazh

Poll