Aktualitet

U ndalua nga policia pas manovrave në rrugë, 22-vjeçarit shqiptar i gjendet drogë në mjet, vihet në pranga në Itali

Mësohet se nën levën e frenave të dorës, u gjetën 12 qese me kokainë. Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 350 euro, të ardhura që dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës.

30 Korrik 2025, 10:52 Nga N.F
U ndalua nga policia pas manovrave në rrugë, 22-vjeçarit
Foto

ITALI- Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ai u konstatua nga policia duke kryer manovra në rrugë. Pas ndalimit policia ka kontrolluar të riun dhe mjetin e tij ku ka gjetur një sasi lëndë narkotike.

Mësohet se nën levën e frenave të dorës, u gjetën 12 qese me kokainë. Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 350 euro, të ardhura që dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës. Shqiptari kishte edhe dy telefona, në të cilët u zbuluan biseda me blerës. Gjithashtu i riu qëndronte në Itali ilegalisht.

arrestohet shqiptari me droge ne itali

Sondazh

Poll