Aktualitet

Përfshihet nga flakët kamionçina në autostradën Levan-Vlorë, shoferi del në kohë nga mjeti, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

30 Korrik 2025, 10:31 Nga N.F
Përfshihet nga flakët kamionçina në autostradën
Foto

VLORË-Një kamionçinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Levan-Vlorë. Mësohet se mjeti është përfshirë nga flakët kur ishte në lëvizje. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Nga zjarri nuk ka të lënduar pasi drejtuesi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti. Kamionçina është djegur ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

digjet kamioncina ne vlore

Sondazh

Poll