Aktualitet

Nga “Plaku matuf” te “Lambo”, zbulohen nofkat e grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latine

Në kuadër të operacionit të SPAK kundrejt këtij grupi janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa në kërkim janë shpallur Ilir Lloshi dhe Devid Patrut.

29 Korrik 2025, 15:36 Nga M.B
Nga “Plaku matuf” te “Lambo”, zbulohen nofkat e grupit
Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej

TIRANA- Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me grupin kriminal që akuzohet se trafikoi 6 ton lëndë narkotike të llojit kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës. Referuar dosjes hetimore, gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për nofkat që grupi kriminal i kokainës përdorte në kominikimet e tyre në aplikacionin SKYECC. 

Emrat dhe nofkat:

Artur Hoxhosmani njihet me nofkat "Burrelsi", "Lambo", "Santucio" dhe "Santocio New".

Devid Patrut alias Devid Boraj alias Elidon Skëndat njihet me pseudonimet "Bisha" dhe "Bisha New".

Ermir Ndreaj njihet me pseudoninim "Cinco".

Plaurent Dervishaj njihët me pseudonimet “Xio” “shoku” dhe “plaku matuf”.

Klevis Hoxhosmani njihet me pseudonimet “keli” dhe “Santucio brother”

Erion Alibej njihet me pseudonimet “Liz” “Liizzz” Krymi” Noku.

Ilir Lloshi njihet me pseudonimin "Licja".

Ramazan Rraja njihet me pseudonimet “Xon” “Xoni”.

 

Disa ditë më parë Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. 

Në njoftimin e SPAK thuhet se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është bërë në disa episode të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021.

Bëhet me dije se lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës. Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestrua para cash, automjete, ora dhe bizhuteri luksoze, armë zjarri, telefona celularë dhe dokumente financiare e karta bankare.

spak

Sondazh

Poll