Aktualitet

62-vjeçari së bashku me djalin dhunon me sende të forta vëllanë, vihen në pranga të dy në Ksamil, 57-vjeçari me dëmtime në kokë

Dhuna është regjistruar pas një konflikti më 28 korrik.

29 Korrik 2025, 15:43 Nga N.F
62-vjeçari së bashku me djalin dhunon me sende të forta
Foto ilustustruese

KSAMIL- Babë e birë janë vënë në pranga nga policia në Ksamil. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi 62-vjeçari së bashku me djalin kanë dhunuar vëllanë e tij 57-vjeçar. Dhuna është regjistruar pas një konflikti më 28 korrik.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta 57-vjeçarin. Ai ka mbetur i plagosur në pjesën e kokës. Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet SH. H dhe E.H.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës”, njofton policia.

 

sherr ne ksamil dhune ne familje

Sondazh

Poll