Aktualitet

Dyshohet se merrnin inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 punonjësit në Lezhë

Bëhet me dije se nga kontrolli i ushtruar në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat.

29 Korrik 2025, 15:14 Nga M.B
Dyshohet se merrnin inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim
Foto ilustruese

LEZHA- Policia e Lezhës ka vijuar edhe sot aksionin kundër ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirave publike në të gjithë qarkun. Bëhet me dije se nga kontrolli i ushtruar në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat. Në njoftim thuhet se u shpall në kërkim administratori, u proceduan 3 punonjës dhe u sekuestrua eskavatori dhe tre kamionët.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjës të këtij subjekti, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) banues në Pukë dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë; U shpall në kërkim edhe S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, administrator i subjektit. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia. 

lezha

Sondazh

Poll