Aktualitet

I vodhi 1400 euro një pushuesi në makinë, arrestohet 25-vjeçari nga Kosova në Himarë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e “Porto Palermos”.

29 Korrik 2025, 15:10 Nga N.F
I vodhi 1400 euro një pushuesi në makinë, arrestohet
Foto

HIMARË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Himarë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu ka kryer një vjedhje me datë 26 korrik. Policia bën me dije se i riu ka vjedhur një shumë prej 1400 euro në mjetin e një pushuesi.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e “Porto Palermos”. Policia ka sekuestruar paratë e vjedhura si dhe automjetin tip Volksëagen, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vjedhjes së një shume parash nga automjeti i një pushuesi, shtetasit:

A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për kapjen, më datë 26.07.2025, ka vjedhur shumën prej 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, i cili ishte i parkuar në plazhin e “Porto Palermos”.

Shuma e vjedhur, së bashku me automjetin tip Volksëagen, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

vjedhje ne himare

Sondazh

Poll