Aktualitet

Kryen marrëdhënie me një 13-vjeçare, policia në kërkim të 30-vjeçarit në Fier, procedohen edhe dy të mitur

Vajza sipas policisë është 13 vjeç. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy 15-vjeçarë pasi dyshohet se edhe ata kanë kryer marrëdhënie me të miturën.

29 Korrik 2025, 12:06 Nga N.F
Kryen marrëdhënie me një 13-vjeçare, policia në
Foto

FIER- Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit. Mësohet se ai është në kërkim pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Vajza sipas policisë është 13 vjeç.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy 15-vjeçarë pasi dyshohet se edhe ata kanë kryer marrëdhënie me të miturën. Policia po vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim i cili është identifikuar me inicialet F.S. 

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

marredhiene me te mitur policia e fierit

Sondazh

Poll