Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Roskovec, përplasen dy makina, përfundojnë në kanal

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Zharrëzës. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

29 Korrik 2025, 11:33 Nga N.F
Aksident në aksin Fier-Roskovec, përplasen dy makina,
Foto

FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Roskovec. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Zharrëzës. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Pas përplasjes mjetet kanë përfunduar në kanal. Nga aksidenti janë plagosur dy persona të cilët janë transportuar drejt spitalit të Fierit. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident në aksin fier-roskovec

Sondazh

Poll