Aktualitet

Jonaid Myzyri paraqitet sërish sot në SPAK, merret në pyetje nga prokurorët

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO vendosi që Myzyri të vijojë të qëndrojë nën masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa mbetet në fuqi edhe vendimi për pezullim nga detyra.

29 Korrik 2025, 11:34 Nga r.ll
Jonaid Myzyri paraqitet sërish sot në SPAK, merret në pyetje nga
jonaid myzyri

TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Raportohet se Myzyri ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë për rreth 2 orës ku është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

Ndërkohë një ditë më parë, Apeli i GJKKO vendosi që Myzyri të vijojë të qëndrojë nën masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa mbetet në fuqi edhe vendimi për pezullim nga detyra.

Më datë 24 qershor 2025 kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

jonaid myzyri spak

Sondazh

Poll