Aktualitet

Nervozizmi e "tradhëtoi", arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, pas kontrolleve në mjet iu gjetën 62 doza kokainë

Oficerët vunë re një makinë të vogël që tërhoqi vëmendjen e tyre për shkak të sjelljes së dyshimtë të shoferit.

29 Korrik 2025, 10:53 Nga N.F
Nervozizmi e "tradhëtoi", arrestohet 25-vjeçari shqiptar
Foto

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Mësohet se ai u prangos për trafik droge nga karabinierët e Terni. I riu rezulton se kishte vizë turistike por qëllim nuk ishte të eksploronte vendin por të trafikonte lëndë narkotike.

Ai nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë. Oficerët vunë re një makinë të vogël që tërhoqi vëmendjen e tyre për shkak të sjelljes së dyshimtë të shoferit. Shqiptari braktisi automjetin dhe tentoi të arratisej në këmbë. Pasi verifikuan identitetin e të riut shqiptar, oficerët kontrolluan makinën ku gjetën 62 doza kokaine dhe 3000 euro cash.

arrestohet shqiptari ne itali droge

Sondazh

Poll