Aktualitet

I arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços, nëna e 31-vjeçarit: Nuk e ka vrarë djali im, është i sëmurë nga zemra

Nëna e të riut është shprehur se ishin në dijeni për marrëdhënien e tyre por edhe pse nuk ishin dakord, djali e kishte pranuar 52-vjeçaren siç ishte.

29 Korrik 2025, 10:42 Nga r.ll
I arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços, nëna e
ilirjan selmani

POGRADEC- Nëna e Ilirjan Selmanit, të arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Kozeta Toçes në Pogradec, ka mohuar që djali i saj të jetë autori i krimit. Ajo është shprehur se ai dje ishte kthyer nga Korça dhe kishte shkuar te banesa e viktimës të hidhte mbeturinat pasi sipas Sanie Selmanit, ajo nuk lëvizte.

Nëna e të riut është shprehur se ishin në dijeni për marrëdhënien e tyre por edhe pse nuk ishin dakord, djali e kishte pranuar 52-vjeçaren siç ishte, pavarësisht qëndrimit të familjes. Gjithashtu ajo ka shtuar se djali është i sëmurë nga zemra, ndërsa i bëri thirrje policisë të nxjerrin të vërtetën.

Dëshmia e Sanie Selmanit: Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat sic bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra. Policia të nxjerrë të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media.

sanie selmani ilirjan selmani vrasje ne pogradec kozeta teço

Sondazh

Poll