Aktualitet

Po ndërtonin një TEC pa leje ndërtimi në pronë publike, arrestohen dy persona në Delvinë, në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë (EMRAT)

Malkaj ishte përgjegjës i impiantit të gazit ndërsa Metaj ishte përgjegjës i kantierit të ndërtimit.

29 Korrik 2025, 10:36 Nga N.F
Po ndërtonin një TEC pa leje ndërtimi në pronë publike,
Foto

DELVINË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në lidhje me ndërtimin paleje të një TEC-i në zonë publike në Delvinë. Të arrestuarit janë identifikuar si Elton Malkaj dhe Luan Metaj. Malkaj ishte përgjegjës i impiantit të gazit ndërsa Metaj ishte përgjegjës i kantierit të ndërtimit.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim Sokol Meqemaj dhe Juglerd Ibrahimi. Meqemaj është pronar i kompanisë dhe Ibrahimi është administrator. Më tej bëhet me dije se është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt. Dy të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

tec ne delvine elton malkaj luan metaj sokol meqemaj

Sondazh

Poll