Aktualitet

"Na bashkonte dashuria dhe pija"/ 7 orë marrje në pyetje dhe përballje me provat, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që dyshohet për vrasjen e Kozeta Teços

Për provat materiale të gjetura nga hetuesit, rrobat dhe peshqirët me gjak, 31-vjeçari tha i kishte hedhur në kosh pasi Kozeta mund të kishte therur një pulë, dhe sipas tij, ajo ishte shumë e fiksuar pas pastërtisë.

29 Korrik 2025, 10:24 Nga r.ll
"Na bashkonte dashuria dhe pija"/ 7 orë marrje në pyetje dhe
viktima dhe autori

POGRADEC- Ilirjan Selmani, 31-vjeç, i arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka dëshmuar para hetuesve për 7 orë, ndërsa është zbardhur dhe deklarata e tij për krimin. Selmani ka mohuar ta ketë vrarë 52-vjeçaren, duke thënë se është besimtar në Zot dhe nuk mund të ishte autor i një vrasjeje.

Ndërkohë për provat materiale të gjetura nga hetuesit, rrobat dhe peshqirët me gjak, 31-vjeçari tha i kishte hedhur në kosh pasi Kozeta mund të kishte therur një pulë, dhe sipas tij, ajo ishte shumë e fiksuar pas pastërtisë.

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë,”, ka thënë ai në përballjen me pamjet e kamerave të sigurisë. 

Më pas ai është shprehur se me viktimën kishte një marrëdhënie të tensionuar por përsëri e donte edhe pavarësisht moshës. Gjithashtu ka pretenduar se Kozeta kishte nisur kohët e fundit të pinte dhe kishte raste që e godiste. 

“Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte – dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më, E dija që ishte më e madhe, por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo më përdorte, nuk më donte,”, është shprehur më tej ai para hetuesve. Raportohet se për Selmanin pritet të kryhet një vlerësim psikologjik. 

ilirjan selmani kozeta toçe vrasje ne pogradec

Sondazh

Poll