Aktualitet

Bashkëshortja e zhdukur që nga 22 korriku, arrestohet 58-vjeçari në Tropojë, dyshime për ngjarje kriminale (EMRI)

Dyshohet se largimi i saj ka ndodhur si pasojë e dhunës në familje. 58-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Imer Shpata.

29 Korrik 2025, 10:15 Nga N.F
Bashkëshortja e zhdukur që nga 22 korriku, arrestohet
Foto

TROPOJË- Bashkëshorti i një 48-vjeçare nga Bujani i Tropojës është vënë në pranga. 48-vjeçarja rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik. Edhe pse kërkimet vijojnë prej ditësh ende nuk është gjetur asnjë shenjë jetë.

Dyshohet se largimi i saj ka ndodhur si pasojë e dhunës në familje. 58-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Imer Shpata. Ai po mbahet në ndalim deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ka dyshimet për ndonjë krim të mundshëm brenda familjes.

 

imer shpata

Sondazh

Poll