Aktualitet

Plagosi një person me thikë për një lojë domino, arrestohet 67-vjeçari në Durrës (EMRI)

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.

29 Korrik 2025, 08:59 Nga r.ll
Plagosi një person me thikë për një lojë domino,
foto ilustruese

DURRËS- Një 67-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi plagosi me thikë një person për një lojë domino. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, ku Arben Shtraza plagosi me thikë një 70-vjeçar.

Pas kësaj ai u largua me thikë në dorë, por arratia nuk i zgjati shumë, pasi u arrestua në flagrancë nga policia e Durrësit.  I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve. Policia sekuestroi mjetin prerës në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga autorin e dyshuar.

Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në zonën pranë sheshit “Pranvera”, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë në kohë reale.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

plagosje ne durres arben shtraza

Sondazh

Poll