Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, normalizohet situata në gjithë qarkun e Korcçës

Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, shërbimet zjarrfikëse dhe ato të pyjores ndodhen në terren për monitorimin e zonave të prekura, për të siguruar që nuk ka riaktivizim të vatrave. 

29 Korrik 2025, 08:44 Nga r.ll
Shuhet vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës,
foto ilustruese

KORÇË- Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës është shuar plotësisht. Kështu ka njoftuar prefektura e Qarkut Korçë ku bën me dije se situata në të gjithë qarkun paraqitet e qetë.

Gjithashtu thuhet se nuk raportohen problematika që lidhen me emergjenca civile apo zjarre aktive në zonat e tjera të qarkut. 

Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, shërbimet zjarrfikëse dhe ato të pyjores ndodhen në terren për monitorimin e zonave të prekura, për të siguruar që nuk ka riaktivizim të vatrave. 

Ndryshimi i kushteve atmosferike, ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut në disa vende kanë ndihmuar në neutralizimin e situatës nga zjarret, ndonëse flakët vijojnë në zona të ndryshme të vendit.

zjarri ne parkun kombetar te prespes

Sondazh

Poll