Aktualitet

Radhë kilometrike kamionësh në aksin Bardhoc-Vermicë, pritje e gjatë për të hyrë në Kosovë

Raportohet se kamionët, të parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës, po presin për të hyrë në Kosovë përmes pikës doganore të Vermicës.

28 Korrik 2025, 21:08 Nga M.B
Radhë kilometrike kamionësh në aksin Bardhoc-Vermicë, pritje
Foto ilustruese

KUKËS- Një radhë e gjatë kamionësh të tonazhit të rëndë është krijuar në aksin Bardhoc–Vermicë të rrugës Morinë-Kukës, nga Shqipëria drejt Kosovës. Raportohet se kamionët, të parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës, po presin për të hyrë në Kosovë përmes pikës doganore të Vermicës.

Mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e vendimit nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit e Kosovës, e cila nga ora 11:00 deri në 17:00 ndaloi qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostradat dhe rrugët rajonale, për shkak të temperaturave të larta.

kukes

Sondazh

Poll